Në vijim të fushates elektorale për zgjedhjet vendore të 14-majit kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu, zhvilloi takime me banoret e fshatrave Merqi dhe Raboshtë të Njesisë Administrative Kallmet dhe Mabë e Dragushë të Njesisë Dajç.Ndreu garantoj banoret e Merqisë dhe Raboshtes se do të vijojnë investimet në infrastrukture dhe ujesjellësat e këtyre fshatrave të cilët ishin lënë në harresa nga qeverisja e demokrateve.

Ndërsa me banoret e fshatrave Mabë dhe Dragushe kandidati socialist Pjerin Ndreu akuzoi kundështaret politik se e zhyten në borxhe bashkinë gjatë mandatit 2015-2019 dhe nuk u bë asnjë investim.

Gjatë takimeve elektorale kandidati socialist për Bashkinë Lezhë Pjerin Ndreu mori mbështetjen e banoreve për ta votuar për një mandat të dytë në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Artikulli paraprakBANORËT E BAHÇALLEKUT MBËSHTESIN SPAHINË
Artikulli tjetër556 VJETORI I ZOJËS, MASSAFRA: SHPOPULLIMI SFIDË