
Disa rrugë të bashkisë Vau Dejës janë paisur me ndriçim led. Janë afro 6 km linear në segmentin nga Kryebushati në Bushat Qendër për të vijuar deri në fshatin Rranxa të përfunduara me ndriçimin e ri. Kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se ky investim do të vijojë edhe në njësitë e tjera administrative.
Rruga në drejtim të Bushatit por edhe fshatit Rranxa është kthyer shpesh herë buri aksidenti për shkak të mungesës së ndriçimit dhe mjeteve bujqësore që lëviznin gjatë natës në një errësirë të plotë. Drejtoria e Shërbimeve Publike në bashkinë Vau Dejës është përqendruar në qendër të qytetit në pedonale si dhe në fshatrat Kaç e Naraç dhe në njësinë Hajmel si e treta për numrin më të lartë të popullsisë në këtë bashki për të vijuar ndriçimin e akseve rrugore.






