Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën e drejtorive rajonale.

Lëvizjet kanë prekur drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe atë të Vlorës. Nga Elbasani është larguar zv/drejtori i Edmond Sulaj, ndërsa në vend të tij erdhi Ilirian Balla, ndërsa Shef Rendi emërohet Bledar Perbati, në vend të Lavdërim Durbakut.

Zv/drejtor i Policisë së Vlorës emërohet Dritan Dorda, ndërsa në krye të Komisariatit shkon Alket Ahmeti.

Në komisariatin e Pukës emërohet Asllan Zhivani, në vend të Pal Markut. Zhivani ka punuar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas largimit nga komisariati i Pukës, Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndryshimet në drejtoritë rajonale:

Elbasan:Ikën Edmond Sulaj, vjen Ilirian Balla. Shef Rendi – Ikën Lavdërim Durbaku, vjen Bledar Perbati

Vlorë:Zv/drejtor i Policisë emërohet Dritan Dorda.Në krye të komisariatit emërohet Alket Ahmeti

Komisariati i Pukës:Ikën Pal Marku, vjen Asllan Zhivani.Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakAEROPLANI RUS RRËZOHET NË SIRI, 32 ANËTARËT NË BORD HUMBIN JETËN
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI MAFIOZ, ARRESTOHET VRASESI SHQIPTAR QË PUNONTE PËR MAFIEN GREKE