Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka shkarkuar nga detyra Drejtuesin e Policise Vendore te Lezhes Altin Mena dhe zv.drejtorin për Rendin Publik, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.Megjithatë, vendimi për largimin e drejtuesve të Policisë së Lezhës ka ngjallur reagime dhe diskutime në nivel lokal. Në qytet dhe në qarqet e rendit publik janë ngritur pikëpyetje mbi arsyet reale të shkarkimit, duke u theksuar se gjatë drejtimit të Altin Menës nuk janë evidentuar problematika të rënda që lidhen me rendin apo shkelje ligjore.Për një pjesë të opinionit lezhjanë, largimi i papritur i drejtuesve të Policise Lezhë shihet si një vendim i diskutueshëm pasi nuk ka shumë transparencë mbi kriteret konkrete të përdorura në vlerësimin e performancës.Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të Lezhës, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në kete drejtori Kujtim Gjoken.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIROZAT E STINËS, URGJENCA ME 130-140 VIZITA NË DITË
Artikulli tjetërI DËNUAR NË FRANCË,PROKURORIA I SEKUESTRON PASURINË