
Të tjera ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Agim Basha, i ardhur nga Akademia e Sigurisë, është emëruar Drejtor i Kufirit në Shkodër.
Altin Lila është emëruar Drejtor i Kufirit në Durrës, ndërsa ish-drejtori i këtij institucioni, Ermal Lila, është emëruar specialist në Policinë e Shtetit. Arbër Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë, ndërsa ish-drejtori i këtij institucioni është transferuar specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.
Ndryshime ka pasur edhe në Policinë e Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë. Këto ndryshime vijnë pas disa ndryshimeve të mëparshme të ndodhura në radhët e ‘Bluve’, pas marrjes së detyrës së kryepolicit nga Skënder Hita.






