Ndryshime në Policinë e Shtetit, me sa duket pas ngjarjeve të fundit kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Mësohet se Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e policisë kriminale, Tonin Vocaj. Vocaj është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, që ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndërkohë Vocaj është emëruar zëvendës drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Albert Dervishajt.

Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.

Artikulli paraprakULJE E NDJESHME E TEMPERATURAVE DHE RESHJE SHIU, JA SURPRIZAT E MOTIT SOT
Artikulli tjetër“BIDEN NUK E DUAN AS TË VETËT”, 75% E DEMOKRATËVE NUK DUAN QË PRESIDENTI TË RIKANDIDOJË NË 2024-N