
Kjo jave nisi me disa ndryshime, ne strukturen drejtuese te Bashkise Lezhe.Keler Sufja i cili deri më tani ka shërbyer si Drejtor i Arsimit dhe Sportteve eshte emeruar Drejtor i Kultures, pas doreheqjes se Jona Dividit e cila e mbajti kete pozicion vetem 8 muaj.Ndersa drejtimin e Arsimit dhe Sporteve ne Bashkine Lezhe e ka marre Aurora Reçi, ish-kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e 11 majit.Ndërkohë, për shkak të dorëheqjes së mëparshme të Elona Kamshit, edhe Pallati i Kulturës “Ded Ndue Lazri” do te ketë një përgjegjëse të re. Sipas burimeve, në këtë pozicion eshte emeruar Anjeza Qose, një artiste që pritet të sjellë më shumë energji dhe promovim për artin lezhjan.Prezantimi i drejtuesve te rinj eshte bere qe prej dites se hene, ndersa këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimeve që Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë për të forcuar sektorët kulturorës, arsimit dhe sportit dhe për të krijuar një qasje më të afërt me komunitetin lokal.






