Ndryshimet në ligj, Krimet e Rënda ndahen në tre seksione

Ndryshimet ligjore në ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kanë sjellë dhe ndryshime në organikën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nga dje kjo prokurori do përbëhet nga tre seksione të ndara, ku i pari është seksioni kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Me urdhër të kryeprokurorit të kësaj prokurorie Besim Hajdarmataj, në krye të këtij seksioni është emëruar prokurori Genti Osmani. Ndërkohë në seksionin kundër korrupsionit është vendosur, prokurori Arenc Çela. Ndërsa në krye të seksionit të ekzekutimeve dhe marrëdhënieve me jashtë është emëruar prokurori Besnik Muçi. Ndërkohë me ndryshimet e reja në ligj dhe me një vendim të kryeprokurit Hajdarmataj, është bërë transferimi i prokurores Doroleza Musabelliu nga seksioni i korruopsionit, tek seksioni kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Artikulli paraprakSHTYHET AFATI PËR NGRITJEN E KOMISIONEVE TË VETTINGUT.EDHE 7 DITË KOHË AVOKATIT TË POPULLIT PËR KANDIDATURAT
Artikulli tjetërGRIS PASAPORTËN PËR TË ‘MASHTRUAR’ POLICËT, ARRESTOHET TRAFIKANTI SHQIPTAR