Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 4 janar, për shkak të ndryshimeve të papritura në qeveri ditët e fundit të 2021, ku kryeministri Edi Rama emëroi Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin ministër të Mbrojtjes.

Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 17:00, me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama. Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.