Kuvendi është tërhequr nga ndryshimi i rregullores, për të mos lejuar gazetarët të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve.

Vendimi pason një sërë takimesh të gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, si edhe protestës së kryer në ambjentet e jashtme në ambjentet e jashtme të parlamentit.

Me shkresën e firmosur nga kryeparlamentari Ruçi, gazetarët do të vijojnë të ndjekin mbledhjet e komisioneve parlamentare. Operatorët do të mund të marrin plane, në 5 minutat e para të mbledhjes ndërsa në dispozicion do t’u vihen edhe planet e sistemit.

This slideshow requires JavaScript.

 

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA SHIROKI-VLLAZNIA, BRDARIÇ: OBJEKTIV FITORJA
Artikulli tjetërVIZITA NË HUNGARI, META: E ARDHMJA E MARRËDHËNIEVE TË SHKËLQYERA MIQËSORE, JASHTËZAKONISHT PREMTUESE