Ndryshoi datën e skadencës të pijeve, në kërkim 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është në kërkim nga policia e Kukësit. Ai akuzohet se në një market që administronte u ka ndryshuar datën e skandencës disa pijeve. Me një bojë blu M.B i rishkruante përsëri datat e skandencës për pije freskuese të ndryshme. Sipas Policisë pasi i ndryshonte datën e skadencës, 54-vjeçari i shiste më pas pijet në marketin e tij. Ai akuzohet për falsifikim të datës së skadencës për produktet ushqimore.

Artikulli paraprakPAS TAKIMIT ME LU, KREU I PD-SË BASHA MBLEDH ALEATËT NË SELINË BLU
Artikulli tjetërARRESTOHET BANDA E SHQIPTARËVE QË GRABISTE NË CASERTA