Qeveria ka vendosur sot lirimin e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit dhe emërimin e ri. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, mbështetur në ligjin për avokaturën e shtetit, me propozim të kryeministrit Edi Rama është liruar nga detyra znj. Brunilda Lilo dhe është emëruar Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Odise Moçka.

V E N D I M
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI