IKËN SHABAN NEXHI, NË VEND TË TIJ DREJTORI I POLICISË BERAT Shaban Nexhi nuk do te jete me ne krye te policisë së Shkodrës.

Burime pranë policise se shtetit, bëjne me dije se me vendim te ministrit te brendshëm dhe drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit bëhet me dije se Nexhi do të largohet nga detyra e titullarit të bluve të Shkodrës. Prezantimi i drejtorit te ri do te behet rreth orës 17 te ditës se sotme, ku vend te tij pritet qe te emërohet drejtori aktual i policisë se Beratit Afrim Tafa. Nuk dihen ende motivet e këtij ndryshimi por sipas burimeve pranë policisë se shtetit bëhet me dije se këto ndryshime vijnë ne kuadër te reformave qe po ndiqen ne policinë e shtetit ne te gjithë vendin.