Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndryshuar formatin e tasave të mjeteve. Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, DPSHTRR njofton se kjo faturë e re ka informacion të plotë se si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë dhe taksa e luksit.

“Riformatojmë faturën e taksave të mjetit rrugor për të mirëorientuar taksapaguesin, kontrollin rrugor (brenda e jashtë vendit), shoqëruar me informacion të plotë mbi si taksohet mjeti rrugor, si përcaktohet taksa e thjeshtë (TVMP) apo taksa e luksit (TVML), çdo udhëzim mbi çregjistrimin provizor, riaktivizimin e mjetit për qarkullim, afatet e taksave dhe kontrollit teknik të mjetit, çregjistrimi i përhershëm, përjashtimi nga taksat, etj.

Për një drejtues mjeti sa më të ndërgjegjësuar mbi detyrimet dhe të drejtat, të mbrojtur në çdo rast verifikimi, të ndihmuar për paqartësitë dhe të qartë me legjislacionin! Faturës i shtohen edhe elemente sigurie dhe leximi mes kodeve!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR