
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bashkia Shkodër ka bërë të ditur se pas përfundimit të fluksit të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit veror, nga e hëna, 28 shtator, segmenti nga Sheshi “Perash” drejt Parrucës, përmes rrugës “Ura Dervishbeg”, do të jetë me një sens lëvizjeje.
Automjetet do të qarkullojnë vetëm nga Sheshi “Perash” në drejtim të Parrucës dhe lëvizja në drejtimin e kundërt nuk do të lejohet.Bashka Shkdoër kërkon nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e strukturave përgjegjëse.
Kujtojmë se bashkia Shkodër ndërhyri duke hapur këtë segment me lëvizjen nga të dy krahët, me qëllim lehtësimin e trafikut gjatë sezonit verorë.Kjo masë u vendos në kuadër të planit për përmirësimin e qarkullimit dhe menaxhimin e fluksit të automjeteve, duke krijuar një tjetër alternative lëvizjeje për drejtuesit që qarkullojnë në këtë zone.


