
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është një prej përsonaliteteve të botës i cili u vlerësua në Itali me çmimin special ndërkombëtar të ekselencës “Divinamente Donna 2025”.Çmimi ju dha për prozën “Dashuria e një Gruaje”, ku me metafora të pasura, autori Ndue Dragusha “pikturon” në mënyrë perfekte figurën femërore nën kthetrat e atyre që e shfrytëzojnë, duke rrezikuar qënien e saj aq të brishtë, por sa edhe të fuqishme ndaj përvuajtjeve të tilla. Eventi ndërkombëtar i ndarjes së çmimeve u organizua në Senatin e Republikes Italiane në Romë, ku salla ishte mbushur me praninë e pjesëmarrësve, figura prestigjoze të ftuarish nga Italia dhe vende të ndryshme të botës.
Shkrimtari Ndue Dragusha thotë se ky ishte një vlerësim i veçantë çka e frymëzon edhe më shumë për të vijuar me krijimtarinë e tij artistike.
Ky event ndërkombëtar organizohet dhe promovohet për herë të dytë nga Shoqata VerbumlandiArt, ndërsa çmim ekselence arriti të marrë edhe autoria tjeter shqiptare pjesmarrese në këtë konkurs Suela Boçi me librin “Optika Ndaj Cënimit të të Drejtave të Nxënësve”.