Ky është shkodrani Ndue Mujeci. Sulmuesi që në Letoni është kthyer në një bomber të pandalshëm. Në ndeshjen e radhës Mujeci arriti që të shënojë një hattrick duke realizuar 3 gola në një ndeshje. Mujeci në këtë fund kampionati në Letoni ka ardhur në një formë shumë të mirë sportive duke shënuar pothuajse në çdo ndeshje. Tashmë për ekipin e tij Ventspils shkodrani është kthyer në një lider duke qenë golashënuesi më i mirë me 8 gola të realizuar. Jo vetëm me skuadrën ku luan por Mujeci është ndër më të mirë edhe në kampionatin letonez.

Renditet mes golashënuesve më të mirë duke i qenë i treti me 8 gola të realizuar, 3 më pak se goleadori i Letonisë aktualisht. Mujeci ishte i pandalshëm në përballjen ndaj ekipit të Metta/Lu teksa arriti që të shënojë të tre golat e fitores.Në minutën e 9-të merr topin, kalon një mbrojtës dhe gjuan saktësisht duke realizuar një gol mjaf të bukur. Shkodrani në pjesën e parë 10 minuta nga fundi lëshon një rokoshet duke shënuar një gol spektakolar. Sulmuesi që është ndër më të mirët në Letoni në fund të pjesës së dytë lëshon një tjetër silurë duke përshendetur katërkëndëshin e portierit kundërshtar. Kjo ishte një fitore decisive për ekipin ku luan shkodrani sepse Ventspils kapi vendin e katërt me 30 pikë, 3 më pak se skuadra e vendint të tretë, pozicion që të çon në Europa League. Tashmë janë edhe 5 ndeshje për t’u luajtur nga Mujeci premeton të tjerë gola për ta çuar skuadrën e tij në Europa League.