
Në 100 vjetorin e lindjes së ish-portierit të Vllaznisë Halit Laçej mblodhi në Shkodër përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, KF Vllaznia dhe shoqatës së veteranëve të futbollit shodran ku në bashkëpunim më familjen e të ndjerit Halit Laçej dhe Bashkisë Shkodër përkujtuan këtë përvejtorë të veçantë.
Kjo ceremoni u mbjat në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër ku në nderë të ish-portierit shkodran iu dorëzua edhe një “Pllakatë” Mirënjohje akorduar nga FSHF që i është dorëzuar vajzës së Halit Laçejt nga Fatbardh Jera. Po ashtu gjatë kësaj ceremonie edhe të birit i është dorëzuar një fanellë e kombëtares e cila mbante numrin 1 . Në këtë ceremoni të veçantë nuk munguan Ramazan Rragami, Astrit Xhyrezi e Xhemal Bushati të cilët mbajtën fjalimet e tyre në lidhje për portierin ikonë të Vllaznisë.
Në ceremoninë e 100 vjetorit të Halit Laçej nuk kishte si të mungonte edhe një dokumentarë për jetën dhe karrierën ish portierit shkodran ku pjesë e tij ishin emra të njohur të futbollit shqiptarë e miq të cilët ku përcollën kujtimet dhe impresionet e tyre për portierin dhe arbitrit të futbollit .Halit Laçej është ndarë nga jeta më 20 nëntor të vitit 1998 në moshën 81 vjeçare duke lënë pas një emër shumë të mirë si në futbollin e luajtur ashtu edhe në arbitrim.






