Fondi i dhënë për rimbursimin e barnave pësoi rënie më 5 për qind në vitin 2019, por Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor pohoi se ka një rritje të ndjeshme të fondeve të rimbursuara për diganoza të rënda, si diabetiket dhe paaftësi psikikë. Shpenzimet e rimbursimit të barnave e pajisjeve në vitin 2019 ishin 10,5 miliardë lekë ose 550 milionë lekë më pak se viti 2018, mirëpo për rimbursimin e sëmundjeve të rënda pati rritje të shpenzimeve. Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në Grupi L me 61,9 milion lekë më shumë se vitit 2018, duke zënë rreth 22,3% të totalit të shpenzimeve të rimbursimit vjetor.

Ky grup përbëhet kryesisht nga barna spitalore me ndikim të lartë financiar dhe që trajtojnë diagnoza të rënda si Tumore, Leucemi, Hepatit B dhe C, etj. Rritje e shpenzimeve për rimbursim ishte edhe për grupin e barnave që trajtojnë diabetin. Grupit A u financua në vitin 2019 me 8 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për vitin 2019 ky grup zuri 18.3% të shpenzimeve të rimbursimit. Te ky grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2018 konstatohet tek barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 96,4% të shpenzimeve të gjithë grupit ose 17,6% të shpenzimeve vjetore të rimbursimit. Për grupin e sëmundjeve “ Të paaftë fizik e psiqik” pati rritje të shpenzimeve të rimbursimit me 24,2 milion lekë më shumë me 2019 se një vit më parë. Kjo kategori zë 3.7% të shpenzimeve të rimbursimit për vitin 2019. Rritja për këtë kategori është shkaktuar nga rritja e numrit te recetave me rreth 5,346 receta më shumë se në Vitin 2018, si tregues i rritjes se rasteve të trajtuara me barna të rimbursuara.

Për vitin 2019, 20 barnat që tregtohen në farmacitë e rrjetit të hapur me impaktin më të lartë financiar në shpenzimet e rimbursimit, zënë rreth 29,1% të totalit të rimbursimit ose 3,104 milion lekë, ndërsa 20 barnat spitalore me impaktin më të lartë financiar, zënë rreth 24.1% të shpenzimeve të vitit 2019 ose 2,524 milion lekë. Bari spitalor me rimbursimin më të lartë është ai që përdoret për të trajtuar leuçeminë kronike dhe bari ambulator  me rimbursimin me të lartë është për hollimin e gjakut. Lista e Barnave të Rimbursuara që filloi efektet në Korrik 2019 u zgjerua me 14 barna të reja, nga të cilat 12 barna lëvrohen në farmacitë e spitaleve.

Artikulli paraprakHAPEN REGJISTRIMET DHE KONKURSET NË “PRENKË JAKOVA”
Artikulli tjetërBLERAN, FSHATI 20 VITE PA RRUGË