
Mbi 530 vatra zjarri janë regjistruar në drejtorinë e shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Shkodër gjatë vitit 2024. Drejtori Agim Ponari, tha se në të gjitha rastet është ndërhyrë në kohë per neutralizimin e flakëve.
Drejtori Agim Ponari tregon se krahasuar me vitin 2023, efektivët kanë ndërhyrë në 180 raste më shumë kryesisht në rastet e zjarreve në toka bujqësore, sipërfaqe pyjore dhe jo vetëm
Në total, shërbimi zjarrëfikës në Shkodër regjistron 646 raste të ndërhyrjes operacionale, ku 533 janë raste të ndërhyrjes për fikjen e zjarreve dhe 113 janë raste të ndërhyjes për shpëtim.