Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë regjistruar 24 246 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 592, 460 persona prej të cilëve 49, 9% e tyre janë meshkuj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 77 pacientë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 21, 637 viktima prej të cilëve 95,1% e tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë numri i pacientëve të trajtuar në intubim ka arritur në 670, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.