Në 25 vjet, 7710 të vdekur e mijëra të plagosur nga aksidentet

Të vrarë në diktaturë 6 mijë persona ndërsa 34 mijë janë burgosur. Në 25 vjet 24. 978 ngjarje rrugore ku kanë humbur jetën 7710 persona ndërsa kanë mbetur të plagosur 26. 620 te tjerë. Janë shifra alarmante të ngjashme me një luftë të heshtur ku papërgjegjshmëria dhe mungesa e infrastrukturës dhe sinjalistikës rrugore ka shkaktuar në 25 vitet e fundit një bilanc dramatik humbjesh njerezore Janë jetë njerëzish të shkëputura padrejtësisht që në shumë raste mund të ishin evituar. Përgjegjësia është sa individuale po aq edhe e institucioneve përgjegjëse. Në mënyrë simbolike bulevardi Dëshmorët e Kombit heshti në orën 12:00 në nderim të viktimave të aksidenteve. Motorë të fikur dhe shoferë të bllokuar në trafik në shenjë respekti për jetën dhe kundër kotësisë së nxitimit e rrezikimit të saj përmes pakujdesisë. Në Tiranë dhe 12 qarqet e tjera të vendit u improvizuan aksidente për të përcjellë mesazh sensibilizues, që mund të jetë dhe nje shkundje e ndërgjegjes në emër të jetës. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako dhe kreu i rrugores Ardi Veliu kërkuan parandalimin e aksidenteve. Çako: Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Policisë Rrugore dhe të gjitha strukturat e tjera janë anagzhuar për të sensibilizuar të gjithë qytetarët për të rritur vëmendjen e tyre ndaj respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Veliu: Duhet të bëhemi të gjithë më të ndjeshëm dhe qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve sepse janë me të vërtet fatale. E diela e trete e nëntorit është vendosur nga OKB si dita botërore e përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor. Prej tre vitesh edhe Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme për të sensibilizar drejtuesit e automjeteve.