
Një ngarkesë prej 2 tonë drogë është sekuestruar në ujrat ndërkombëtare mes Salentos dhe ujrave shqiptare në Adriatik.
Autoriretet identifikuan një mjet lundrues për të cilën nisën ndjekjen.Operacioni përfundoi me sukses me kapjen e ngarkesës së madhe të marijuanës, arrestimin e 4 personave që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues dhe me sekuestrimin e një kallashnikovi.
Të katër të arrestuarit janë shqiptaër shkruan corrieresalentino.it. Operacioni u ndërmor nga Guardia di Financa e Otrantos.


