Neymar ka mbërritur të enjten në Brazil ekzaktësisht në Rio de Janeiro i ulur në një karrige me rrota ku më pas ka marrë një avion privat për të shkuar në rezidencën e tij në Mangaritibia.

Sot 26-vjeçari do të shtrohet në spitalin “Mater Dei” në Belo Horizonte për t’u përgatitur për operacionin që do të zhvillojë nesër në këmbën e djathtë për shkak të thyerjes së metarsalit të pestë.

Ky spital ka vënë në dispozicion të lojtarit një kat të tërë vetëm për të dhe dhjetë shoqëruesit e tij. Futbollisti më i shtrenjtë i historisë do të shoqërohet nga mjeku i Brazilit, doktor Rodrigo Lasmar dhe Gerard Salliant, doktori që ka operuar Ronaldo Nazario-n pas dëmtimit të tij në gju në vitin 2000, ashtu si edhe drejtori sportiv i PSG, Maxwell.

Shtypi vendas ka bërë të ditur se Maxwell dhe Asillant do të shkojnë në Brazil të premten, të njëjtën ditë që ish-lojtari i Barcelona-s duhet të shkojë në Belo Horizonte.

Lasmar ka thënë për “Globo” se Neymar duhet të dalë nga spitali pas operacionit, edhe pse nuk dihet akoma me siguri nëse ai do të kthehet në Paris për të vazhduar rikuperimin e tij apo do ta bëj një gjë të tillë në Brazil.

Doktori brazilian ka parashikuar se periudha e tij e rikuperimit do të jetë rreth 3 muaj, me lojtarin që nuk do të mundësi të luaj deri në fundin e majit, rreth tri javë para se Brazili të luajë në Kupën e Botës kundër Zvicrës.

Artikulli paraprakAHMETAJ: NDËRTIMI U NXIT NGA RRITJA E HUAVE PËR KËTË SEKTOR. ULET PAPUNËSIA
Artikulli tjetërRAMA NË KONFERENCËN E AIPAC, FJALIM NË LOBIN AMERIKANO-IZRAELIT