Në Britani do të ketë sulme terroriste! Alarmi nga kreu i MI5

Në Britaninë e Madhe do të ketë së shpejti sulme terroriste me sfond islamik. Kështu ka deklaruar Andrew Parker, shef i shërbimeve sekrete të brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, MI5. Në një intervistë ekskluzive për “The Guardian”, Parker ka thënë se në tre vitet e fundit anti-terrori ka shmangur 12 sulme kundër objektivave të vendit. Siç nënvizon “The Guardian”, bëhet fjalë për intervistën e parë që kreu i shërbimeve sekrete jep për një gazetë në historinë 107-vjeçare të MI5-s. Parker ka theksuar se kërcënimi terrorist që përbën ISIS por edhe Al Kaeda është i vazhdueshëm dhe për këtë arsye niveli i alarmit është i dyti, që konsiderohet “i ashpër”, me një probabilitet sulmi tepër të lartë. Sipas shefit të kundërspiunazhit, bëhet fjalë për një nga momentet më të rrezikshme për Britaninë e Madhe në karrierën e tij 3-vjeçare. “Pres që t’i lokalizojmë dhe t’i parandalojmë pjesën më të madhe të përpjekjeve për sulme kundër vendit”, ka thënë Parker, i cili megjithatë ka lënë të kuptohet se nuk mund të parandalohen të gjitha përpjekjet, duke pasur parasysh format e shumta të sulmeve që mund të bëhen kundër qytetarëve. “Në Mbretërinë e Bashkuar ndodhen rreth 3 mijë integralistë islamikë të dhunshëm, shumica e të cilëve me shtetësi britanike”, ka thënë më tej shefi i shërbimeve.

Artikulli paraprakPRANGOSET NJE SHQIPTAR,VODHI NE FESTEN E HALLOWEEN
Artikulli tjetërRAMA REAGON PAS DEKLARATES SE NISHANIT PER TE MBLEDHUR KESHILLIN E SIGURISE