Sali Berisha ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur prej tij në 7 korrik, në orën 19:00, në kryeqytet.

Para se të hynte në seancën parlamentare, Berisha tha se shqiptarët duhet të protesojnë për interesin e tyre kombëtar, shëndetin, vendin e punës dhe xhepat e tyre.

Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 korrik, në orën 7 të darkës në Tiranë, në rrugët dhe sheshet më të mëdha.

Do të protestojmë ndaj qeverisë dhe parlamentit. Me vendosjen e monizmit, kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare. Me drejtuesit e lartë është konsultuar protesta, por data i është lënë në dorë shoqërisë civile”.

Më tej, ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka ikur ende, po do të largohet së shpejti.