MJERIMI DHE VËSHTIRËSITË VIJOJNË TË JENË TË ULURA KËMBËKRYQ NË SHKODËR.

 Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n’ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

Ne diten nderkombetare te poezise,realiteti I hidhur  na sjell ndermend nje prej perlave te poezise shqiptare,sic eshte  mjerimi e shkrimtarit te madh Migjeni.Poema migjeniane,na kujton se edhe sot pas shume dekadash,mjerimi endet rrugeve te ketij qyteti,ndoshta me I gjalle se cdohere.Njerez qe kerkojne shprese,qe shtrijne duart drejt te tjerve per nje lemoshe,per te siguruar jo me shume se  nje kafshate buke.E jane po keta njerez qe shpeshhere ndeshen dhe me perbuzje,me te shtyra apo ofendime,a thua se kjo bote nuk ju perket dhe atyre.Zhurmes se ketij qyteti te madh verior,nuk I mungojne as fjalet e here pas hershme “Zoti te dhashte”,jane zera qe bien  cdo dite ne  vesh te shurdher.Keta jane lypsaret, qe fatkeqsisht cdo dite e me shume po “ ushqejne”  mjerimin duke e bere kaq te  pranishem ne vendin tone,por qe ky I fundit s’I ushqen dot.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/0GW5S-D4pkM?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “ PËRTEJ HESHTJES”
Artikulli tjetër21 MARSI, DITA BOTËRORË E FËMIJËVE ME SINDROMËN “DOWN”