
Problematikat në Shkodër janë të ndryshme e të shumta përsa i përket rrugëve të amortizuara.
Në zonën e Fermentimit prej shumë kohësh banorët përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore. Gropat ne rrugë vështirësojnë së tepërmi qarkullimin e automjeteve.
Banorët nuk furnizohen me uë të pijshëm prej 25 vitesh dhe janë të detyruar që ta mbushin atë nepër lagjet më të afërta në periferi të qytetit.
Pavarësisht apeleve të shumta që banorët shkodran kanë bërë herë pas herë rreth problematikave të ndryshme që hasin në përditshmërinë e tyre drejtë organeve kompetente duket se askush nuk dëshiron të marrë përsipër përgjegjësit për zgjidhjen e tyre duke lënë banorët ta gjejnë vetë rrugzgjidhjen.
Në Shkodër me dhjetra rrugë janë në gjendje të amortizuar teksa banorët presin ditën se kur institucionet do të ndërhyjnë në rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore dhe shërbimeve të tjera sociale


