Merr flakë kampi i romëve në Shkodër

Një zjarr ka përfshirë sot në orët e para të mëngjesit kampin social të komunitetit rom në Shkodër. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Kampi, i ndërtuar me kontejnerë të posaçëm për strehimin e komunitetit rom. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e një tragjedie të mundshme.

Ky kamp social, me një vlerë totale prej 71 milion lekësh, është financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa 25% e fondit është mbuluar nga Bashkia Shkodër. Aktualisht, në këto kontejnerë jetojnë mbi 142 banorë të komunitetit rom, të cilët më parë banonin në kushte ekstreme varfërie dhe pasigurie.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË 11 VENDET MË TË PLAKURA TË EUROPËS
Artikulli tjetërSULMET IRANIANE GJATË NATËS MBI IZRAEL, ASNJË VIKTIMË