Mbrojtësi brazilian Maxwell ka shënuar një gol të mrekullueshëm, që solli në mendjen e të gjithëve “perlën” e Marco van Basten në finalen e kampionatit europian të vitit 1988.

Ai e ndihmoi Paris SG të fitonte 2-0 në ndeshjen e luajtur ndaj Bastia, të premten në mbrëmje në Ligue 1. Mbrojtësi tjetër nga Brazili, Thiago Silva, kaloi në avantazh kampionët e Francës, që kryesojnë me 22 pikë avantazh, përpara se Maxwell të realizonte një perlë të vërtetë, duke tundur rrjetën me një goditje fluturimthi, pas pasimit të marrë nga Angel Di Maria.