Qendra multifuksionale dedikuar poetit mbarë kombëtar “At Gjergj Fishta” do të jetë gati brenda këtij muaj.Punimet në objektin e ndërtuar mbi rrënojat e baneses ku ka lindur poeti në Fishtë të Lezhës po shkojnë drejt fundit, ndërsa investimi i financuar nga Qeveria Shqiptare përmes fondit Shqiptar të Zhvillimit është pjesë e projektit të “Intenerarit Fishtian”, që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkoder.

Përgjegjësi i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi thotë se kjo qender multifuksionale e cila është lidhur përmes një rruge këmbësore dhe me shtëpinë ku ka jetuar “At Gjergj Fishta”do të jetë një atraksion mjaft i rëndësishem kushtuar kësaj figure.

Investimi i realizuar në Fishtë kap vleren e 93 milion lekëve të reja si pjesë e intenerarit fishtjan i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer “At Gjergj Fishta”.

 

Artikulli paraprakPREMIERA E KOMEDISË “KRIMI ËSHTË I IMI”
Artikulli tjetërMBI 116 MIJË TURISTË NË KALANË “ROZAFA”