Kryetari i gjykates:‘Në gjykatën e Vlorës çohen vetëm punëtorët e kabanisit, jo kultivuesit”

Nuk gjykohen peshqit e mëdhenj të kultivimit të kanabisit por vetëm peshqit e vegjlit. Kryetari i Gjykatës së Shkallës së parë të Vlorës, Skënder Haluci bën një deklaratë të fortë publike ku deklaron se në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit. Skënder Haluci: “Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizatorët e kultivimit. Vijnë vetëm punëtorët që vadisin prashisin dhe ruajnë. Organizatorët e kultivimit të bimëve narkotike nuk kanë ardhur deri më sot për tu gjykuar të paktën në gjykatën që drejtoj unë prej 3 vitesh” Kryetari i Gjykatës së Vlorës vijon gjuhën e ashpër kur thotë se hetimet janë të përcipta nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë. Skënder Haluci: “Problemi është se hetimet janë të përcipta, në gjyq vijnë punëtorët dhe nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë jo punëtorët e hashashit “ Kryetari i Gjykatës së Vlorës shprehu shqetësimin për volumin e madh të dosjeve që u duhet të gjykojnë. Skënder Haluci: “Numri i dosjeve në proceset civile shkon në 900 vendime në vit, ndërsa në proceset penale 300- 400 dhe më shumë. Edhe sikur të jetë e plotësuar organika prej 14 gjyqtarësh është absolutisht e pamundur përballimi i kësaj situate me 14 gjyqtarë. Duhet të jetë të paktën dyfishi i gjyqtarëve

Artikulli paraprakLIGJI PËR MBETJET, NESËR SHQYRTOHET DEKRETI I PRESIDENTIT NISHANI
Artikulli tjetërVETTINGU, SHKURTOHEN PAGAT. PS VOTON PËR MË PAK NJERËZ DHE FONDE