Banorët e fshatit Hotën në Njësinë Administrative të Bushatit, prej 2 javësh vuajnë mungesen e energjise elektrike. Askush nuk është kujtuar pervec Bashkisë Vau Dejës që të jetë pranë këtyre banorëve të cilët kanë shprehur edhe shqetesimin e tyre ne lidhje me mungesen e energjise.

Sekretari I Këshillit te Bashkise Vau Dejes, Gentian Ndoj, ne nje dalje per mediat ka bere publike situaten e krijuar por ka ofruar edhe bashkepunim per OSHEE për ti ardhur në ndihme banoreve te Bashkise Vau Dejës. Problematika e furnizimit me energji elektrike ne kete zone nuk eshte e re.

Megjithate burime prane BAshkise Vau Dejës, bejne me dije se nje shrese zyrtare ne lidhje me problematiken ne fjale do ti drejtohet, Drejtuesve te OSHEE ne Shkoder, Ministrit te Energjitikes dhe Kryeministrit Rama per zgjidhjen e kesaj situate te krijuar. Kohet e fundit ne zone, sipas banoreve nuk ka me as fatura te energjise elektrike nderkohe qe ka pasur problem edhe sa I takon mbifaturimeve te energjise, cka ka bere qe OSHEE ne zone te jete inekzistente