Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në një video në facebook, programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, që siç shkruan ajo do të jetë prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes.

“Ne i kemi përgjigjet! Ju ftoj të njiheni me programin e rimbursimit 5% të vlerës së faturës së çdo blerjeje, prioritet për 5 muajt e parë të qeverisjes që do të kthejë para direkte në xhepat e qytetarëve, si dhe do të shtojë të ardhurat për investime që do të krijojnë punësim, rritje të pagave dhe mirëqenie në Shqipëri.”- shkruan Kryemadhi.