
Një 39-vjeçar I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, është arrestuar në malësi të madhe nga sektori për kërkimin FAST Albania.
Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:
G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.






