
Punimet shkencore të 10 studentëve nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore janë botuar në nën moton “Në kërkim të dijes”.
Në këtë takim të organizuar në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” me pjesëmarrjen e mjaft akademikëve, synimi kryesor ishte nxitja e kërkimit shkencor tek studentët. Për dekanen e fakultetit të Shkencave Shoqërore, botime të tilla janë punime të bazuara në studime, fakte dhe anketa nga vetë studentët.
Dekani i fakultetit të shkencave të edukimit gjithashtu vuri theksin tek ndikimi pozitiv që kanë punime të tilla tek studentët. Ky është viti i 2 që në qytetin e Shkodrës mbështetet një projekt i tillë. Për realizimin e tij janë angazhuar vetë studentët e fakulteteve, ndërsa pedagogët kanë udhëhequr fazën e punës deri në publikimin e tyre.






