Kanë lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, apo janë larguar në moshë të vogel dhe shumë pak dinë për vendin e tyre.Bëhet fjalë për të rinjtë shqiptar të cilët jetojnë me familjet e tyre në Ameriken e larget, ku një një grup prej tyre kanë udhetuar drejt Shqipërisë për të prekur nga afer historinë e vendit. Ata u ndalen në vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në qytetin e Lezhës, me të cilin lidhet dhe një pjesë e historisë së kombit shqiptar. Ata thonë se janë të interesuar që të dinë më shumë rreth historisë së Shqipërisë dhe t’jua përcjellin dhe bashkëmoshatareve të tyre thonë të rinjtë shqiptaro-amerikan.
Prania e grupit shqiptaro-amerikan në Shqipëri u mundësua nga shoqata “Rrënjet Shqiptare”, drejtuesi i të ciles thotë se memoriali i Gjergj Kastriotit është vendi simbolik i bashkimit të shqiptareve.
Grupi shqiptaro-amerikan do të vizitojë edhe pikat e tjera të cilat lidhen me historinë e kombit shqiptar, si mënyra më e mire për ta njohur më mire vendin e tyre.