Duhej të funksiononte si krater për hedhjen mbetjeve por u kthye në një vend për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa. Ende pa nisur shumë mirë puna policia e Shkodrës dhe ajo e Malësisë së Madhe arritën që ta zbulojnë këtë krater me 27 sera. Ky vend ndodhet shumë afër rrugës kryesore Shkodër-Malësi e Madhe por organizatorët kanë marrë guximin për ta kryer aty këtë aktivitet kriminal që u zbulua nga policia.

Ndërkohë ky është vendi i përshtatur për ujin dhe furnizimin e kraterit. Në rast se 8 mijë fidanët cannabis sativa të asgjesuar në fazën fillestare do të arrinin fazën e prodhimtarisë, e gjithë ajo sasi droge do të kishte një vlerë minimale prej 3 milion euro. Ky operacion i koduar “Krateri” nga policia e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe që çoi në arrestimin e një 52 vjeçari dhe procedimin në gjendje të lirë të tre punonjësve të bashkisë Malësi e Madhe u finalizua në bazë të informacioneve të intiligjencës të siguara nga efektivët.

Pas këtij operacioni të madh policia i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike apo edhe trafikut të drogës në qarkun e Shkodrës.

 

Artikulli paraprak“NË 8 VITE PËRZUTË 30% TË SHQIPTARËVE”, BERISHA: KJO KONSIDEROHET AKT GJENOCIDI
Artikulli tjetërLEZHJANI QË AGJËRON QË NË MOSHËN 14-VJEÇARE