
Nën moton “Ne kujdesemi për ty edhe pa të njohur” u zhvillua seanca e radhës e dhurimit vullnetar të gjakut. Durim Komi, drejtues i shoqatës organizatore të këtij dhurimi gjaku tregon se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm me spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë, Kristi Temali, mjeke e urgjencës territoriale të Shkodrës tregon se nevojat për gjak janë të mëdha, pasi në rast nevoje, gjaku sigurohet vetëm në mënyrë vullnetare.
Nevojat e bankës së gjakut në spitalin rajonal të Shkodrës janë të mëdha, ndaj organizimi i këtyre seancave vullnetarë të gjakut është i domosdoshëm për trajtimin e të aksidentuarve, po ashtu edhe të pacientëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.