Vllaznia-Teuta, ishte supersfida e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, por nuk rezultoi e tillë në fushën e lojës, për sa i përket shkëlqimit. Një barazim i thatë pa gola, që nuk i bën punë as shkodranëve dhe as durrsakëve, në këtë fazë delikate të kampionatit.

Rastet e rrezikshme, ishin me pikatore, ku vlen të theksohen ato të Imerit në minutat 5 dhe 57-të, ndërkohë që Teuta, rastin e vetëm të rrezikshëm e krijoi në minutën 90+3 me Blerim Krasniqin.

Me këtë barazim, Teuta u ngjit në kuotën e 56 pikëve, 1 më pak se Partizani kryesues, ndërkohë që Vllaznia mban vendin e 3-të me 54 pikë.