Ndonëse ndodhet pak metra larg nga qendra e qytetit rruga “Çajupi” në Shkodër prej 30 vitesh ndodhet në mëshirë të fatit. Prej 3 dekadash nuk është kryer asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e këtij aksi. Rruga është në gjendje të amortizuar, mes shumë gropash që mbushen me ujë sa herë ka reshje shiu. Banorët shprehen se harresa që i është bërë nga institucionet përgjegjëse është e padrejtë pasi ata paguajnë të gjitha detyrimet që kanë ndaj tyre.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që këtij problemi ti japin një zgjidhje përfundimtare. Pasi situata vështirësohet akoma dhe më shumë gjatë ditëve me shi sepse aksi bëhet pothuajse i pakalueshëm.

Nuk janë të pakta akset të cilat ndodhen pak metra larg nga qendra e qytetit të Shkodrës të cilat janë lënë në harrese.

 

Artikulli paraprakSTAR TREND – 18.01.2022
Artikulli tjetërSHKODËR, 38 VJEÇARI I SËMURË: JETOJ SI NË MESJETË, NDIHMË