Vendi ynë do të karakterizohet nga mot me kthjellime dhe vranësira të cilat pritet të shpeshtohen në orët e vona të pasdites duke sjellë edhe reshje shiu.

Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta.

Mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRESIDENTI META: DEKRETOJ 6 MARSIN SI DATË TË ZGJEDHJEVE TË PJESSHME LOKALE NË 6 BASHKI!
Artikulli tjetërCOVID NË 2021 NUK KURSEU AS FEMRAT, RRITJE 28% E FATALITETEVE PËR 9-MUJORIN