Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë u prit në Presidencë nga Vjosa Osmani. Në fokus të takimit, sipas mediave në Kosovë, ishin koordinimi i ngushtë politik dhe institucional, si dhe përkushtimi i ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, në funksion të avancimit të interesave të përbashkëta strategjike.

Gjatë takimit, bëhet e ditur se u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes, duke u theksuar rëndësia e angazhimit të përbashkët në iniciativa globale që promovojnë dialogun, sigurinë dhe vlerat demokratike.

Ndër të tjera Osmani dhe Rama riafirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke vënë theksin në partneritetin ekonomik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e mundësive konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në afrimin dhe mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve.

Artikulli paraprakRAMA: BALLUKU MË KA DORËZUAR TRE HERË DORËHEQJEN, E KAM REFUZUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, NIS KAMPIONATI I PING-PONGUT