Në këtë mbrëmje të gërshetimit poetik e muzikor, fjala tingullon si himn i lirise së munguar, e tingulli si fjalë e gjuhes së dhimbjes.

Dinamizmi i kësaj nate ndërsa tentojmë të hyjmë nën lëkuren e asaj e kohe e të atyre viteve për të përjetuar me ndjenjat e tyre; dashurinë që i thirri në flijim, feja në qëndresë e atdheu në trimëri.  Sa herë kërkojmë të orientohemi në ujërat e lira por të trazuara, busulla do të jenë gjithmonë këto martirë që duke u burgosur e dhunuar, lirua.