Vrasja e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, mesditen e 26 prillit në fshatin Balldre të Lezhës, ka rikthyer në vëmendje problemin e gjakmarrjes, një plagë e vjetër për shoqërinë shqiptare. Sipas të dhënave, në Qarkun e Lezhës numërohen 36 familje të ngujuara, një pjesë e të cilave të ardhura nga zonat verilindore. Misionari i Pajtimit të Gjaqeve, Pjetër Gjoka, thotë se mosveprimi siç duhet i organeve ligjzbatuese ka sjellë këtë situatë mjaft shqetësuese.
Mungesa e drejtësisë në shumë raste po nxit krimet në emër të kanunit, thotë misionari i Pajtimit të Gjaqeve, Pjetër Gjoka.
Përgjatë 10 viteve të fundit, në Qarkun e Lezhës numërohen një sërë vrasjesh të ndodhura për gjakmarrje, pjesa më e madhe e të cilave ende të pazbardhura.

Artikulli paraprakDITA E DYTË E FESTËS SË LULEVE, FËMIJËT: PO ARGËTOHEMI PA FUND
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË DURRËS,FRIKË EDHE NË SHKODËR