Këto janë pamjet e zyrës postare të shpërndarjes së pensioneve në Lezhë në këto ditë dhjetori.Dyndja e pensionisteve për të tërhequr shpërblimin e fundvitit të akorduar nga Qeveria Shqiptare ka krijuar radhe dhe pritje të gjata në sportele.

Kjo situatë përsëritet shpesh herë, pasi për të gjithë qytetin e Lezhës ka vetem një pike shpërndarje për pensionet.Të moshuarit kërkojnë zgjidhje, pasi pritjet e gjata në të ftohtë janë kthyer në shqetësim për ta.Ndërsa sa i përket shpërblimit të fundvitit, pensionistet thonë se është i pamjaftueshem, pasi çmimet janë rritur.

Shpërndarja e shpërblimit të fundvitit po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga Filiali i Postës Shqiptare në Lezhë, ndërsa ju kërkohet pensionisteve që të respektojne rregullat e përcaktuara për të shmangur kaosin që mund të krijohet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHAPEN 200 VENDE PËR DREJTORË SHKOLLASH
Artikulli tjetërBESËLIDHJA NË FUTBOLL ME REZULTATE TË MIRA