Nuk janë më shumë se tre kilometër rrugë, e megjithatë prej disa vitesh janë kthyer në makth të vërtetë për banorët e zonës.

Po flasim për aksin Mes – Drisht, i cili edhe pse i asfaltuar para 30 vitesh, është kthyer në një gërmadhë të padurushme për banorët.

Lëvizja e automjeteve është e vështirë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ankohen se asgjë nuk bëhet për rikualifikimin e saj, edhe pse Drishti tashmë është pjesë e 100 fshatrave pilot mbi turizmin.

Vetë banorët, në jo pak raste kanë investuar personalisht për riparimin e gropave të krijuar në të gjithë aksin, megjithatë, vështirësia vijon të jetë e njëjtë.

Kjo rrugë, që prej Urës së Mesit e deri në fshatrat e lartë të Vau Dejësit siç është Shllaku, është tejet e amortizuar.

Përderisa, vetë banorët kërkojnë investime. Një pjesë e madhe e njerëzve të kësaj ane janë detyruar të përdorin motoçikletat, për shkak se lëvizja në këtë rrugë është më e lehtë.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakREPARTET USHTARAKE DHE RREZIKU I DROGËS
Artikulli tjetër“INTERREG ADRION”, PROJEKTI MBI TURIZMIN