Të udhëtosh në Shkodër në këto ditë janari është kthyer një një sfidë me vehte, por jo për shkak të trafikut apo për mbingarkesë të fluksit të automjeteve, por për neglizhencë, harresë apo edhe mos pergjegjësi të drejtuesve të Bashkisë së Shkodrës, të cilët ashtu si edhe shumë punë të tjera në Shkodër kanë harruar të ndryshojnë edhe ato pak tabela të cilët sorollasin pafund shkodranët.

E trajntuar edhe herë të tjera në Star Plus, dy prej segmenteve më problematike në Shkodër janë ato në gjuhadol por edhe tek dollari në Shkodër, tek të cilat tabela për 5 metër vend, veshtirësojnë cdo ditë qarkullimin e mjeteve. Në një vëzhgim që Star Plus ka realizuar në këto dy segmente shihet qartë neglizhenca e drejtuesve të shërbimeve publike në Bashkinë e Shkodrës ndaj drejtuesve të automjeteve por jo vetëm, duke krijuar kaosm, trafik, paqartësi dhe abuzim me detyrën që i është besuar nga qytetarët.

Për vetëm 500 metër rrugë në Gjuhadol mjetet nuk lejohen ti drejtohen kryeqëzimit të ish degës, apo sheshin pranë Katedrales në Shkodër, ndërkohe që rrëmuja që krijohet pas Kishës Franceskane, është e dukshme, ndërkohe qe për mjetet është lënë vetëm një rrugicë “pa krye”për të qarkulluar. Pranë Bashkisë Shkodër askush nuk pergjigjet për një situatë të tillë, ndërkohe që për një shqetesim te tille prej muajsh, janë ankuar edhe bizneset përreth zonës pedonale kolë idromeno, apo edhe ne rrugën e gjuhadolit ku kanë kërkuar një ndryshim të tillë pa kosto, thjesht në shërbim të komunitetit, por mesa duket për këtë cështje askush nuk shqetesohet.

Artikulli paraprakKOPLIK, TASHMË HAPEN PLAGËT E GJAKMARRJES
Artikulli tjetër“KRYQËZIMI I VDEKJES” 1 VDEKUR 4 TË PLAGOSUR