Duke “luftuar” për jetën në një shtrat spitali është mjeku grek George Neos, i cili u qëllua me breshëri plumbash në mes të rrugës në kryeqytetin helen, nga një grua shqiptare Klodiana Celo, në sytë e fëmijës së tyre 13-vjeçar.

Sipas mediave, artistja shqiptare dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe fëmija, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarin.

Krimi ishte i menduar, pasi Klodiana iu afrua burrit kur ai kishte dal nga shtëpia për të pritur fëmijën nga shkolla dhe pasi debatuan ashpër ajo nxori armën dhe e qëlloi disa herë në bark. Fillimisht u tha se ai humbi jetën në vend, por më pas kur u dërgua në spital u zbulua se kishte ende shenja jete. Gjendja e burrit është e rëndë dhe shanset për të jetuar, po shuhen nga momenti në moment.

Sipas fqinjëve, ajo e shqetësonte mjekun prej kohësh, dhe kjo për arsye të fëmijës dhe çështjet e kujdestarisë. Në pranga nga policia greke ka rënë shqiptarja, e cila ishte violiniste Klodiana Celo.

Në media ajo ka treguar se kishte ngritur sërish padi kundër babait të fëmijës së saj, dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga autoritetet gjyqësore.

“Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje ” , tha ajo. “Vajza aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e saj’, shtoi ajo.

Ndërkohë në rrjetet sociale, ajo kishte paralajmëruar qëllimin me armë kundrejt mjekut grek.

“Ora e drejtësisë po afron”, shkruante ajo.

Artikulli paraprakRAMA VIZITË ZYRTARE NË FRANCË, MERR PJESË NË FORUMIN E PAQES
Artikulli tjetërAKSIDENT I TREFISHTË, 2 TË LËNDUAR