
Në Shirokë u kremtua festa e Shën Rrokut shenjtit që simbolizon të mirën e sakrificën, e prej të cilit mendohet se ka marrë emrin vetë Shiroka. Kremntimet nisen me procesionin tradicional përgjatë Shirokës.
Pas procesionit besimtarët morën pjesë në kremntimin e meshës së shenjtë në kishën e “Shën Rrokut” në Shirokë.
Shën Rroku mbetet një nga shenjtët më të nderuar në botë, me numrin më të madh të kishave të kushtuara ndaj tij. Edhe këtë vit, festa e Shën Rrokut dëshmon se tradita dhe bashkëjetesa komunitare mbeten të gjalla në zonen e Shirokës.






